24-vjeçarja arrestohet në Rinas/ Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuar për azil në Angli

24-vjeçarja arrestohet në Rinas/ Tentoi të kalonte kufirin me dokumente të falsifikuar për azil në Angli

Policia Kufitare e Rinasit ka njoftuar finalizimin e operacionit policor të koduar “Sajesa”, për parandalimin e kalimit të paligjshëm të kufirit, me dokumente të falsifikuara, me qëllim kërkimin e azilit.

Operacioni u bazua në inteligjencën informative të siguruar nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik të DVP Tiranë, si dhe falë përdorimit të pajisjeve logjistike bashkëkohore, që tashmë disponon Policia Kufitare, për evidentimin e dokumenteve të falsifikuara.

Në kuadër të operacionit, në Rinas, u kap dhe u vu në pranga në tentativë për të kaluar kufirin shtetasja M. M., 24 vjeçe.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 30 vjeç, i cili shoqëronte 24-vjeçaren.

Gjatë kontrollit të detajuar, në çantën e 24-vjeçares, Policia gjeti dhe sekuestroi një pasaportë, një kartë identiteti dhe një leje drejtimi italiane, të falsifikuara, të cilat kjo shtetase do t’i përdorte për të kërkuar azil në Mbretërinë e Bashkuar, duke sajuar një alibi se në Shqipëri ishte viktimë e prostitucionit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy