Makina përfshihet nga flakët në parkimin nëntokësor në Fier

Makina përfshihet nga flakët në parkimin nëntokësor në Fier

Një automjet tip "Mercedes-Benz" është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në hyrjen e parkimit nëntokësor në qendër të Fierit.

 

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe shqetësim te qytetarët, pasi nga automjeti është përhapur një sasi e madhe tymi, duke mbuluar edhe pjesën e hyrjes së parkimit. 

 

Situata ka krijuar frikë për një përhapje të mundshme të zjarrit në ambientet nëntokësore.

 

Pas njoftimit për ngjarjen, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, ndërsa dy automjete zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët.

 

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur në pjesën e motorit të Mercedes-Benz-it. 

 

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me shpejtësi duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe shmangien e përhapjes së zjarrit në pjesën tjetër të parkimit.

 

Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë që situata të neutralizohet në kohë, ndërsa nuk raportohen të dhëna paraprake për persona të lënduar.

 

Policia dhe shërbimet përkatëse ndodhen në vendngjarje, ndërsa pritet të përcaktohen rrethanat dhe shkaku i saktë që solli përfshirjen e automjetit nga flakët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy