Prokuroria kërkoi 6 vite burg për Hashim Thaçin, sot mbahen deklaratat përfundimtare

Prokuroria kërkoi 6 vite burg për Hashim Thaçin, sot mbahen deklaratat përfundimtare

Do të mbahet ditën e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare në çështjen ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe katër të akuzuarve të tjerë për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

 

Seanca pritet të nisë në orën 10:30, ndërsa në këtë çështje, përveç Thaçit, të akuzuar janë edhe Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi. Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin, për Smakajn, Kilajn dhe Fazliun ka kërkuar nga 3 vjet burgim, ndërsa për Kuçin 9 muaj.

 

Kërkesat e Prokurorisë janë kundërshtuar nga ekipet e Mbrojtjes, të cilat kanë kërkuar shpalljen e të akuzuarve të pafajshëm. Gjatë paraqitjes së argumenteve përfundimtare, avokatja e Thaçit, Sophie Menegon, deklaroi se nuk ka ekzistuar ndonjë grup që ka synuar pengimin e drejtësisë. Ajo kundërshtoi edhe provat mbi të cilat Prokuroria ka mbështetur akuzat.

 

Sipas Mbrojtjes, veprimet për të cilat akuzohet Thaçi nuk kanë ndikuar në procesin gjyqësor. Mbrojtja ka theksuar se ish-presidenti akuzohet për tentativë për ndërhyrje dhe jo për një vepër të përfunduar. Të gjitha ekipet e Mbrojtjes kanë përfunduar parashtrimet e tyre përfundimtare. 

 

Ato i kanë kërkuar Gjykatësit të Vetëm që të akuzuarit të shpallen të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës. Pas përfundimit të deklaratave përfundimtare, çështja pritet të kalojë në fazën e vendimmarrjes nga Gjykatësi i Vetëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy