
Trupi Gjykues shqiptoi sot aktgjykimin në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Trupi Gjykues konstatoi se të katër të akuzuarit ishin penalisht përgjegjës për krimet e luftës të ndalimit arbitrar kundër 385 personave, trajtimit mizor kundër 49 personave, torturës kundër 303 personave dhe vrasjes së paligjshme kundër 96 personave.
Trupi Gjykues i shpalli të akuzuarit të pafajshëm për krime kundër njerëzimit, pasi Prokurori i Specializuar nuk arriti të vërtetonte jashtë dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer sulm i përhapur gjerësisht ose sistematik kundër një popullate civile.
Gjithashtu të akuzuarit u shpallën të pafajshëm në lidhje me një numër incidentesh për krime lufte.
Trupi Gjykues dënoi Hashim Thaçin me 25 vjet burgim, Kadri Veselin me 18 vjet burgim, Rexhep Selimin me 13 vjet burgim dhe Jakup Krasniqin me 25 vjet burgim, duke llogaritur edhe kohën e kaluar në paraburgim.
Aktakuza i bënte përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se ishin kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999.
Prokuroria e Specializuar i akuzonte se kishin qenë ose duhej të kishin qenë në dijeni të këtyre krimeve të pretenduara.



