Gjykata e Hagës dënoi dje me 81 vite burg për krime lufte liderët e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
I ftuar në “MCN Live”, gazetari Faton Mehmeti, e cilësoi këtë vendim si të parashikueshëm. Ai tha se shpresa për uljen e dënimit për 4 ish-krerët e UÇK-së mbetet tek Apeli.
Unë e kam parashikuar këtë dënim. Ka të bëjë me precedentin që ka ndodhur më herët me krerët e luftës. Mund të ketë shpresë për një dënim më të ulët, por për mua nuk ka qenë befasi për shkak të sinjaleve që kam pasur, por që Apeli ngelet shpresa e fundit. Serbia do ta përdorë këtë si argument. Unë uroj që Apeli ta zbusë këtë dënim.
Mehmeti paralajmëroi se, në muajin nëntor pritet të ketë disa arrestime të tjera të ish-komandantëve të luftës së UÇK-së.
“Në nëntor pritet që të ketë disa arrestime të komnadatëve të luftës së UÇK.



