“Marshi për Liri”, Prishtina në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

“Marshi për Liri”, Prishtina në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Mbahet sot në Prishtinë “Marshi për Liri”, në sheshin “Skënderbej”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

 

Marshimi i cili do të kulmojë në orën 14.00 të mesditës së sotme ka gati platformën “Liria ka emër” dhe vjen para shpalljes së vendimit final të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

 

Marshimit të lirisë do i bashkohen qytetarë nga e gjithë Kosova, në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

 

Në këtë aktivitet fjalimet kryesore do të mbahen nga kryetari i PDK, Bedri Hamza, dhe ai i AAK, Ardian Gjini.

 

Ndërkohë do të këndohen dhe këngët simbol të luftës nga këngëtarët Shkurte Fejza e Arif Vladi.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy