Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin/ Specialja: Vendimi përfundimtar nesër në ora 10:00

Verdikti për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin/ Specialja: Vendimi përfundimtar nesër në ora 10:00

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të shpallin nesër vendimin përfundimtar për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK): Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. 

 

Haga do t'i japë Kosovës një verdikt për katër figurat më të njohura të luftës së saj: Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin.

 

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Trupi Gjykues ka planifikuar shqiptimin e aktgjykimit për 16 shtator 2026, ora 10:00

Seanca publike do të transmetohet me 10 minuta vonesë në shqip, anglisht dhe serbisht.

 

Sa i takon pjesëmarrjes, Specialja u ka dërguar mesazhe elektronike të gjithë atyre që u është caktuar ulëse në galerinë publike, në qendrën e medias apo në dhomat e informimit.

 

Vendimi do të shpallet nga trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari amerikan Charles Smith III, së bashku me Christoph Barthe (Gjermani), Guénaël Mettraux (Zvicër) dhe Fergal Gaynor (Irlandë, gjyqtar rezervë). 

 

Prej gjashtë vitesh, Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi po përballen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë.

 

Katërshja e UÇK-së akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që i kanë hedhur poshtë duke u deklaruar të pafajshëm.

 

Ky vendim vjen pas një procesi gjyqësor maratonë që zgjati afër gjashtë vjet që nga arrestimi i tyre në nëntor 2020, ku u dëgjuan 125 dëshmitarë të prokurorisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy