Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës në pension, Afrim Veseli dënimin e katër liderëve të UÇK, Hashim Thaçi me 25 vjet burgim, Jakup Krasniqi ne 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet burgim dhe Rexhep Selimi me 13 vjet burgim, e sheh si ditën më të rëndë për çdo shqiptar.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se me dënimin e sotëm u lëkundën themelet e shtetit të Kosovës.
Kjo është dita më e rëndë për çdo luftëtar të UÇK dhe për çdo shqiptar kudo që është, për gjithë atë sakrificë të popullit të Kosovës, veçanërisht në luftën 1998-1990.
Verdikti i Gjykatës Speciale është krijuar nga Kuvendi i Kosovës, nëpërmjet një mashtrimi të ndërkombëtarëve që i quanim miq.
Dënimi i sotëm lëkundi themelet e shtetit të Kosovës, sepse ka lëkundur të gjitha përpjekjet për shtetformim. Është një ditë e rëndë për kombin e Kosovës. Dënim i dhënë nga një gjykatë politike kundër shqiptarëve dhe shtetit të Kosovës.
Të krahasohemi me gjeneralët serbë dhe Ratko Mlladiç që brenda një dite ka vrarë 8 mijë boshnjakë, kjo është e papranueshme.
Ndërkohë duhet të mblidhet që sot klasa politike dhe kjo gjykatë të sillet në Kosovë dhe të mos jetë nën ndikimet ruso-serbe.
Nuk kemi nevojë më të presim nga një gjykatë armiqësore ndaj vendit. Ata thirrën sot në emër të popullit të Kosovës, ndërkohë që populli i Kosovës lëshonte britma. Një vendim i tillë vë në pikëpyetje gjithë procesin e rrugës drejt pavarësisë së Kosovës.



