Kongresmeni amerikan Keith Self ka shprehur mbështetjen e tij për integrimin euroatlantik të Kosovës, duke e cilësuar atë një partner të pavarur, demokratik dhe strategjik të Shteteve të Bashkuara.
Përmes një deklarate, Self thekson se pengesa kryesore për forcimin e stabilitetit në Ballkan mbetet bllokimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Sipas tij, katër shtetet anëtare të NATO-s që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës duhet të ndryshojnë qëndrim dhe të pranojnë realitetin e krijuar.
Kosova është një partner i pavarur, demokratik dhe strategjik i SHBA-së. Bllokimi i integrimit të Kosovës në NATO është pengesa më e madhe për stabilitetin në Ballkan. Është koha që katër vendet mosnjohëse të NATO-s të pranojnë se Kosova është këtu për të qëndruar.



