81 vite burgim/ Bilalli: Me këtë vendim gjyqësor preket ajo që është e shenjtë për ne, UÇK-ja

81 vite burgim/ Bilalli: Me këtë vendim gjyqësor preket ajo që është e shenjtë për ne, UÇK-ja

 

Gjykata Speciale e Hagës dënoi me 81 vite burg 4 krerët më të lartë të UÇK-së.

 

Analisti Lutfi Bilalli vlerëson për "MCN Live" se me këtë vendim preket ajo që ishte e shenjtë për shqiptarët - UÇK-ja.

 

Beso që jemi jo vetëm ne, por të gjithë shqiptarët në unison që ky është një vendim i padrejtë që gjykon 4 liderë të UÇK-së dhe fabrike të tilla janë të dënueshme.

 

Kemi pritur një verdikt tjetër. Aktgjykim që edhe në pikën e parë të aktakuzës e hedh poshtë që ka të bëjë me krimet kundër njerëzimit, janë pika që rëndojnë dhe lënë dilema të mëdha.

 

Por ajo që është e dhimbshme është ndërmarrja e përbashkët kriminale dhe preket ajo çka është e shenjtë për ne, UÇK-ja.

 

Vendimi gjyqësor ndërlidhet me UÇK-në, preket diçka ajo që është e shenjtë për ne, UÇK-ja. 

 

Mendoj se ky vendim lidhet me gjeopolitikën, nuk është vetëm vendim juridik. 

Serbia do ta përdorë këtë vendim për të krijuar probleme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy