Me 62 vota pro dhe 8 kundër të Listës Serbe është votuar Qeveria 'Kurti 4', në një seancë të jashtëzakonshme të thirrur nga Kuvendi i Kosovës.
Kuvendi votoi përbërjen e Qeverisë pas konstituimit, duke zyrtarizuar kështu edhe formimin e institucioneve të vendit.
Albin Kurti është zgjedhur kryeministër për mandatin e ri qeverisës, pas seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku në rend dite ishte zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Pas votimit kanë dhënë betimin edhe anëtarët e kabinetit qeveritar.
Kabineti i propozuar nga Kurti:
Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës- Glauk Konjufca,
Zëvendëskryeministre e dytë dhe ministre e Drejtësisë- Donika Gërvalla,
Zëvendëskryeministër i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka,
Ministër i Financave- Hekuran Murati,
Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare- Andin Hoti,
Ministër i Mbrojtjes- Ejup Maqedonci,
Ministër i Punëve të Brendshme- Xhelal Sveçla,
Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike- Lulzon Jagxhiu,
Ministër i Shëndetësisë- Arben Vitia,
Ministër i Arsimit dhe Shkencës- Hajrulla Çeku,
Ministër i Kulturës dhe Turizmit- Saranda Bogujevci,
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal- Elbert Krasniqi,
Ministër i Sportit dhe Rinisë- Blerim Gashani,
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor- Fitore Pacolli,
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural- Armend Muja,
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit- Dimal Basha,
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit- Mimoza Kusari,
Ministre e Ekonomisë- Artane Rizvanolli,
Ministër për Komunitete dhe Kthim- Nenad Rashiq,
Ministër për Zhvillim Rajonal- Rasim Demiri.
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, të Aleancës, dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ishin të pranishëm në seancë ku u votua Qeveria.
Të pranishëm ishin deputetë të VV-së, Listës Serbe e disa nga komunitetet, mirëpo të njëjtit votuan kundër Qeverisë Kurti4.
Formimi i Qeverisë së re vjen pas një periudhe të gjatë të zhvillimeve politike dhe procedurave për konstituimin e institucioneve të reja të vendit.



