Haxhiu zgjidhet kryeparlamentare, nuk ka dakordim se si të votohen nënkryetarët e Kuvendit në Kosovë

Haxhiu zgjidhet kryeparlamentare, nuk ka dakordim se si të votohen nënkryetarët e Kuvendit në Kosovë

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e Kuvendit me 62 vota ne senacen e sotme parlamentare në Kosovë. 

 

Haxhiu njoftoi për një pauzë 30-minutëshe pasi s’ka dakordim për mënyrën e votimit të nënkryetarëve.

 

Kryeparlamentarja e sapozgjedhur, Albulena Haxhiu, ka thënë se me partitë nuk është arritur dakordimi për mënyrën e votimit të nënkryetarëve të Kuvendit.

Haxhiu ka thënë se ka propozi

me që të gjithë të votohen në një pako dhe se ka rezerva nga të tjerë për këtë formë. Haxhiu po ashtu ka kërkuar nga administrata që të njoftojë “me formën e propozimit të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, nëse është në linjë me Kushtetutën apo jo”.

 

Paraprakisht, partitë propozuan emrat e tyre për nënkryetarë. Lëvizja Vetëvendosje e propozoi Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, LDK-ja Kujtim Shalën, ndërsa nga komunitetet Sllavko Simiq nga serbët dhe Emilija Rexhepi nga komunitetet e tjera.

 

Pa zgjedhjen e nënkryetarëve, Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar.

 

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një ushtrues detyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy