Qeveria “Kurti 4”/ Halimi: Konstituimi i Kuvendit pa pesë nënkryetarët përbën shkelje të Kushtetutës

Qeveria “Kurti 4”/ Halimi: Konstituimi i Kuvendit pa pesë nënkryetarët përbën shkelje të Kushtetutës

Kryeministri i sapozgjedhur Albin Kurti e siguroi Qeverinë me 62 vota, por pa pjesëmarrjen e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.

 

Jeton Halimi, drejtor i Institutit të Studimeve Europiane Globale, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, thotë se Kuvendi nuk mund të quhet i konstituuar nëse nuk zgjidhen edhe nënkryetarët e tjerë.

 

Më në fund Kurti e themeloi institucionin dhe nuk besoj se ligjërisht edhe me Kushtetutën e Kosovës është konstituuar Kuvendi nëse nuk zgjidhen edhe 5 nënkryetarët e partisë shumicë.

 

 Në njëfarë forme nuk gjendet marrëveshje apo nuk e bën edhe e lëshon Kuvendin. 

 

Edhe në këto kushte, Kuvendi nuk mund të jetë i konstituuar nëse nuk zgjidhen 5 nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës dhe mendoj se Kurti e ka sfidën tjetër dhe kjo është për blerje kohe dhe për ta çuar vendin në zgjedhje në kohën e 27 dhjetorit. 

 

Konstituimi i Kuvendit pa pesë nënkryetarët përben shkelje të Kushtetutës. 

 

 

Halimi thotë se nëse nuk ka marrëveshje politike për emrin e presidentit, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.

 

Nëse Albin Kurti nuk ka marrëveshje politike edhe për presidentin e vendit, siç ka pasur me LDK-në, vendi do të shkojë sërish në zgjedhje. 

 

Kjo është një blerje kohe dhe kalkulime politik dhe gjithçka shihet si e ‘bardha në të zezë’, se kjo Qeveri është mbi një letër. 

 

Kurti duhet t’i thërrasë mendjes dhe të mos bëjë kalkulime politike në dëm të vendit dhe të dëmtojë Kosovën në arenën e jashtme dhe të brendshme dhe kjo bllokadë nuk do shumë mendje. 

Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy