Haliti: Konstituimi i Kuvendit nuk e zgjidh ngërçin, nëse nuk zgjidhet Presidenti do kemi zgjedhje në Kosovë (VIDEO)

Haliti: Konstituimi i Kuvendit nuk e zgjidh ngërçin, nëse nuk zgjidhet Presidenti do kemi zgjedhje në Kosovë (VIDEO)

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur sot procesin e konstituimit të legjislaturës së re, pas zgjedhjes së 4 nënkryetarëve.

 

 Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një lidhje Skype për MCN, u shpreh se procesi po zvarritet për të zgjedhur presidentin që duan ata ose që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, që sipas tij, duhet të mbahen më 27 dhjetor. 

 

Sipas tij, në Kuvendin e Kosovës nuk po zbatohet Kushtetuta.

Procesi po zvarritet për të zgjedhur presidentin që duan ata, ose në të kundërt, Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të mbahen më 27 dhjetor. Opozita herë është e pabashkuar e herë e bashkuar për të realizuar interesat e njërës apo tjetrës palë. Megjithatë, problemi kryesor qëndron te papërgjegjësia e LVV-së për të vazhduar traditën e zgjedhjes së nënkryetarëve, pasi më parë nuk ka pasur asnjëherë probleme të tilla për votimin e tyre. Ky është një problem që nuk duhet të përsëritet më. Kushtetuta nuk po zbatohet në Kuvendin e Kosovës.

 

Ai deklaroi se konstituimi i legjislaturës së re të Kuvendit nuk e zgjidh ngërçin politik në vend. Ndër të tjera, Haliti theksoi se Kosova rrezikon të shkojë sërish në zgjedhje të parakohshme nëse dështon votimi i kreut të ri të shtetit brenda afateve ligjore.

Jo, nuk e zgjidh. Nëse nuk zgjidhet presidenti, atëherë duhet të shpallen zgjedhjet e reja. Albulena e ka mandatuar Kurtin, duke ndjekur të njëjtën taktikë të zgjedhjeve paraprake, edhe pse në atë kohë vendi kishte një president vendi. Të drejtën ligjore e ka Haxhiu dhe ajo mund ta ushtrojë këtë detyrë edhe për 6 muaj të tjerë nëse nuk zgjidhet presidenti apo presidentja e re. Nëse kanë bërë marrëveshje me komunitetet e tjera dhe ndoshta me LDK-në, mund t'ia dalin ta zgjedhin presidentin. Në të kundërt, nëse nuk zgjidhet brenda dy muajve, do të duhet të shpallen zgjedhjet e reja.

 

Haliti, ka komentuar zgjedhjen e Tanja Vujoviq nga Lista Serbe në postin e nënkryetares së Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar debatin dhe fërkimet rreth kësaj çështjeje si një "luftë me mullinjtë e erës".

Nuk kam ide se kush është sepse nuk e njoh, por me Kushtetutë edhe atyre u takon një kandidat. Ai duhet të jetë një deputet i pëlqyer prej tyre dhe jo prej nesh. Nuk duhet të bëhen këto fërkime politike, pasi kjo që po bëhet është thjesht një luftë me mullinjtë e erës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy