Mehmeti: Zgjedhjet në Kosovë janë të pashmangshme, Kuvendi dështoi me skenar

Mehmeti: Zgjedhjet në Kosovë janë të pashmangshme, Kuvendi dështoi me skenar

Zhvillimet e fundit rreth konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe ndërprerja e seancës po shihen nga njohësit e rrethanave politike si një strategji e mirëmenduar për ta çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. 

 

Analisti Faton Mehmeti, në një prononcim për MCN TV, ka zbërthyer prapaskenat e këtij bllokimi, duke theksuar se i gjithë procesi po shkon në favor të kryeministrit Albin Kurti, ndërsa opozita po tregon paaftësi për të lexuar lojën politike. 

 

Sipas Mehmetit, dështimi i seancës nuk ishte një rastësi, por një pretekst i gjetur për të justifikuar ngërçin që do të çojë pashmangshmërisht në votime të reja. 

 

Gjasat janë të mëdha që do gjenden pretekste të panumërta që të justifikohet që të shkohet në zgjedhje. Është gjetur një sebep për të bërë ndërprerjen e seancës, por përsëri s’do kemi konstituim të Kuvendit dhe do gjenden mënyra të tjera për të shkuar në zgjedhje. Kjo i leverdis Kurtit. Gjendja e Kosovës është e ndarë dhe kjo ka çuar ujin në mullirin e Kurtit, i cili si politikan nuk i lëshon këto mundësi, dhe opozita po tregon se ka shkuar në lajthitje. E gjithë kjo është një skenar që Kosova të shkojë në zgjedhje. 

 

Mehmeti sqaroi se djegia e mandateve dhe dështimi i qëllimshëm i seancave po bëhet për llogari të ngushta politike, duke anashkaluar interesin publik. 

 

Ky ka qenë një teatër me skenar që seanca të dështojë, dhe në këtë kuptim zgjedhjet janë të pashmangshme. Emri i Sejdiut ka qenë thjeshtë për teatër, Kurti e ka ditur dhe për më tepër Sejdiu ka qenë një emër me skenar të përgatitur sepse Kurti e ka ditur që nuk kalon. Bekim Sejdiu ka qenë thjeshtë skenar.

 

Në vijim të analizës së tij, ai vuri theksin te dëmi i madh që ky cikël i përsëritur elektoral po i shkakton stabilitetit të vendit në arenën ndërkombëtare. 

 

Kosova tashmë është në një cikël zgjedhjesh dhe këto janë të dëmshme dhe rrezikon disa fonde të BE-së. Pra, një cikël zgjedhjesh që vetëm pengojnë dhe kjo i leverdis Serbisë që të tregojë se Kosova është një shtet jo stabil, pra për të promovuar propagandën e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy