Zhvlerësimi i monedhës europiane EURO që vijon prej 3 vitesh në vendin tonë po ndikon negativisht në sektorin e prodhimit por edhe tek familjet që jetojnë përmes remitancave.
Ata që përfitojnë nga rënia e euros janë importuesit dhe qeveria, thonë ekspertët e ekonomisë, teksa i bëjnë thirrje Bankës së Shqipërisë të frenojë përdorimin e monedhës europiane.



