Uragani Lowell godet Hawain, 1 person humb jetën, dhjetëra banesa të shkatërruara

Uragani Lowell godet Hawain, 1 person humb jetën, dhjetëra banesa të shkatërruara

Uragani Lowell ka goditur ditën e sotme Hawain, duke lënë të paktën një person të vdekur. Si pasojë e urganit janë dëmtuar dhjetëra shtëpi, ndërsa kanë mbetur pa energji elektrike mijëra familje, sipas Guvernatorit Josh Green.

 

“Ka shkaktuar dëme të jashtëzakonshme”, i tha Green gazetarit të CNN, Jake Tapper, duke shtuar se stuhia mund të ketë shkaktuar dëme me vlerë “qindra miliona dollarë”.

 

“Po bëjmë çmos për t’u rikuperuar, por kjo ishte një stuhi shumë serioze”, tha guvernatori për CNN.

 

Era dhe stuhia dëmtuan shtëpi dhe struktura të tjera në Qarkun Kauai, tha për CNN Ryan Wilson, një zëdhënës i agjencisë së menaxhimit të emergjencave të qarkut.

 

Një burrë i pastrehë në Oahu vdiq pasi një pemë ra mbi tendën ku ai jetonte, tha guvernatori. Ekipet ndodhen në terren ku janë duke punuar për të rikthyer energjinë elektrike, ndërsa më shumë se 300 anëtarë të Gardës Kombëtare janë vendosur në të gjithë ishujt, tha Green.

 

Erërat me shpejtësi mbi 128 km/orë shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike për rreth 90% të shtëpive dhe bizneseve në Qarkun Kauai, i cili përfshin edhe ishullin e Kauai. 

 

"Aktualisht ka linja elektrike të rrëzuara, pemë të rrëzuara, mbeturina në të gjithë Kauai-n, kështu që ne po u bëjmë thirrje njerëzve të qëndrojnë në vende të sigurta", tha Alan Clinton, udhëheqës i njësisë së situatës në Qarkun Kauai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy