Ministri i Arsimit në Itali merr zarfin kërcënues me një plumb brenda

Ministri i Arsimit në Itali merr zarfin kërcënues me një plumb brenda

Ministri i Arsimit në Itali, Giuseppe Valditara, ka marrë një zarf kërcënues me një plumb dhe një letër me fraza kërcënuese.

 

Ky kërcënim vjen në një valë tensionesh, pasi vetëm dy ditë më parë, më 15 shtator, aktivistët e grupit studentor opozitar "Osa" varën një manekin që paraqiste ministrin në dritaret e një shkolle të mesme në Bolonjë, duke e shpallur qeverinë "armike të studentëve", sipas mediave të huaja.

 

Ngjarja ka sjellë një reagim të menjëhershëm të qeverisë italiane, ku Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër ngjarjen duke e cilësuar si një "akt frikacak frikësimi që nuk ka vend në demokraci", ndërsa kërkoi një reagim unanim nga të gjitha forcat politike.

 

Edhe zëvendëskryeministri, Matteo Salvini, ka reaguar duke dënuar ashpër këtë akt. "Solidaritet dhe mbështetje e plotë për Giuseppe Valditara-n për kërcënimet shumë serioze që ka marrë", tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy