Trump heq tarifat për uiskin irlandez

Trump heq tarifat për uiskin irlandez

Presidenti amerikan Donald Trump, premtoi të heqë tarifën prej 10% të vendosur mbi importet e uiskit irlandez të dielën, më 13 shtator.

 

Njoftimi u bë në ceremoninë e mbylljes së Irish Open, një turne i mbajtur në një fushë në pronësi të familjes së tij. Trump ia dorëzoi trofeun fituesit irlandez Shane Lowry. 

 

Gjithashtu aii u takua me kryeministrin irlandez Michael Martin në Dublin të shtunën, më 12 shtator, si pjesë e një vizite dy-ditore në vend.

 

I pyetur nëse mund t’i hiqte tarifat për uiskin, kreu i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj në mënyrë karakteristike: “Unë thashë, në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se do t’i hiqja tarifat për uiskin irlandez.” 

 

Ky zhvillim është një frymëmarrje e rëndësishme për distilerët irlandezë, pasi SHBA është tregu më i madh për eksportet e uiskit irlandez.

 

Deri më tani, prodhuesit e vendit ishin në disavantazh ndaj konkurrentëve të tyre britanikë, pasi që nga maji, Trump kishte përjashtuar uiskin e prodhuar në Skoci dhe Irlandën e Veriut nga tarifat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy