SHBA i refuzon vizën Mahmoud Abbas, nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB

SHBA i refuzon vizën Mahmoud Abbas, nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e OKB

Për të dytin vit radhazi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë refuzuar kërkesën për vizë të Presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, për të udhëtuar në vend javën e ardhshme për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

Refuzime të ngjashme iu dërguan dhjetëra zyrtarëve të tjerë të Autoritetit Palestinez që shpresonin të shoqëronin presidentin. 

 

Njoftimi citon “Nenin 212(a)(3)(B), i cili ndalon lëshimin e vizës për këdo që është përfshirë në aktivitete terroriste ose ka qenë i lidhur me një organizatë terroriste. Kjo është bazë për papranueshmëri të përhershme.”

 

Kjo vjen pasi SHBA thanë se po zgjeronin sanksionet e vizave kundër zyrtarëve palestinezë, pa e përmendur Abbasin, duke i akuzuar ata se nuk po i përmbushin angazhimet e procesit të paqes.

 

Shteti i Palestinës njihet aktualisht nga rreth 75% e 193 shteteve anëtare të OKB-së, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Kanadanë dhe Australinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy