Japoni, kush ngjitet në malin Fuji jashtë sezonit do të paguajë për shpëtimin e tij

Japoni, kush ngjitet në malin Fuji jashtë sezonit do të paguajë për shpëtimin e tij

Duke filluar nga viti i ardhshëm, ata persona që përpiqen të ngjiten në malin Fuji jashtë sezonit do t’u kërkohet të paguajnë për çdo operacion shpëtimi me helikopter, njoftuan nga autoritetet përgjegjëse për sigurinë në mal. 

 

Tarifa është një nga disa masa që po prezantohet nga prefektura Yamanashi në Japoni për të dekurajuar alpinistët e papërgatitur nga ngjitjet e rrezikshme. 

 

Ajo do të bazohet në një tarifë prej 8000 jen, ose rreth 450 euro, për pesë minuta, e cila është tashmë në fuqi në prefekturën fqinje Saitama për shpëtimet në zona të tjera malore.

 

“Po i kërkojmë publikut të shmangë ngjitjen jashtë sezonit. Shpresojmë që këto masa do t’i bëjnë njerëzit të rimendojnë se çfarë do të thotë të ngjitesh në malin Fuji në dimër”, tha të hënën guvernatori i Yamanashi-t, Kotaro Nagasaki.

 

Autoritetet në Yamanashi dhe prefekturën fqinje Shizuoka, e cila është përgjegjëse për anën jugore të Fujit, kanë parë një rritje të ngjitjeve të paplanifikuara dhe jashtë sezonit. Në disa raste, alpinistët kanë mbetur të bllokuar.

 

Autoritetet e Prefekturës Shizuoka njoftuan se do të vendosin penalitete për ata që nuk deklarojnë përpjekjet e tyre për ngjitje jashtë sezonit dhe do të shtojnë përpjekjet për të parandaluar hyrjen e alpinistëve në zona të mbyllura për publikun.

 

Çdo vit, rreth 200.000 alpinistë përpiqen të arrijnë majën e malit. Shumica e strehave malore dhe objekteve sanitare mbeten të mbyllura jashtë sezonit, kur kushtet e motit janë shpesh të pafavorshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy