Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar, trupi gjendet në bagazhin e një makine

Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar, trupi gjendet në bagazhin e një makine

Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali, trupi i pajetë i të cilit është gjetur mëngjesin e sotëm brenda një automjeti. Sipas mediave italiane, viktima është identifikuar si një 35-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili nuk kishte një adresë të qëndrueshme banimi.

 

Nga ekzaminimet paraprake mjeko-ligjore dyshohet se ai është vrarë me armë zjarri. Hipoteza kryesore e hetuesve është se ngjarja mund të lidhet me larje hesapesh në qarqe kriminale të përfshira në trafikun e drogës. Karabinierët kanë sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën përreth, ndërsa ekspertët do të ekzaminojnë me kujdes automjetin tip Fiat Bravo, për të kërkuar gjurmë të mundshme gjaku. 

 

Hetuesit po përpiqen të përcaktojnë nëse 35-vjeçari është vrarë në një vend tjetër dhe më pas është transportuar i pajetë në bagazhin e mjetit, apo nëse është qëlluar për vdekje pasi ndodhej brenda automjetit. Një detaj i rëndësishëm për hetimin është fakti se sediljet e pasme të makinës ishin të palosura, ndërsa duart e viktimës ishin të lidhura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy