Një autobus me turist është rrëzuar në Alpet juglindore të Zvicrës, duke lënë disa persona të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur, sipas BBC.
Autobusi u përmbys midis Susch dhe Zernez në rajonin Graubünden, pasi u përplas me bordurat anësore të rrugës. Rreth 48 pasagjerë holandezë ishin në autobus, sipas një zëdhënëseje të Shoqatës së Përgjithshme Holandeze të Kompanive të Udhëtimit.
Zëdhënësja tha se ende nuk mund të bëhet e ditur se sa është numri i personave të vrarë apo i atyre që janë plagosur. Pamjet e publikuara në media tregojnë autobusin, i cili është përmbysur në anë të një rruge të ngushtë rurale, ndërsa disa grupe të shpëtimit ndodhen në vendngjarje.
Në një postim në X, Presidenti zviceran Guy Parmelin tha se ishte “thellësisht i tronditur” nga incidenti dhe u shprehu “ngushëllimet e tij të sinqerta” familjeve të viktimave.



