Lavrov: Ne jemi gati për negociata me Kievin, por pa armëpushim

Lavrov: Ne jemi gati për negociata me Kievin, por pa armëpushim

'Rusia është gati për negociata me Kievin, por jo për një armëpushim të njëkohshëm në luftën e saj kundër Ukrainës', tha Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov, sipas mediave të huaja.

 

Ai përsëriti ofertën e Moskës për bisedime me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. "Nëse ai dëshiron të takohet, le të vijë. Ne mbetemi të gatshëm për negociata, por operacioni ushtarak nuk do të pezullohet për sa kohë zgjasin negociatat", tha ai.

 

Nga ana tjetër, Zelensky e ka refuzuar kategorikisht këtë ofertë, të cilën ia kishte bërë muaj më parë edhe Presidenti rus Vladimir Putin.

 

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjithashtu e ftoi Zelenskyn në bisedime në Moskë. "Nëse ai vërtet dëshiron të flasë me Putinin, duhet të vijë në Moskë", tha Peskov në New Delhi, në përgjigje të spekulimeve rreth një takimi të mundshëm midis dy presidentëve në samitin e G20 në Miami në dhjetor. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy