Përdori këngës e saj për video deportimesh të emigrantëve, Zara Larsson "kryqëzon" Shtëpinë e Bardhë

Përdori këngës e saj për video deportimesh të emigrantëve, Zara Larsson "kryqëzon" Shtëpinë e Bardhë

Ylli suedez i muzikës pop, Zara Larsson, ka dënuar ashpër Shtëpinë e Bardhë të administratës Trump për përdorimin e paautorizuar të hitit të saj "Midnight Sun" në një video të TikTok-ut që pasqyronte aksionet e arrestimit dhe deportimit të emigrantëve pa dokumente. 

 

Megjithëse audioja e këngës është hequr pas reagimit të këngëtares, pamjet ku agjentët e ICE-së prangosin njerëz mbeten ende të dukshme në llogarinë zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, e cila kishte vendosur mbishkrimin ironik "deportime të pafundme" (duke luajtur me vargjet origjinale të këngës)."

 

Në një video përgjigje që ka kaluar 4.2 milionë shikime në TikTok, Larsson nuk i ka kursyer kritikat e ashpra. Ajo e quajti videon "kaq çnjerëzore" dhe kritikoi faktin që vuajtja e njerëzve të vërtetë po kthehet në një "meme" argëtuese për rrjetet sociale. 

 

Këngëtarja theksoi se shumica e njerëzve pa dokumente janë thjesht njerëz të rregullt me punë që kërkojnë një të ardhme më të mirë, duke shtuar se Shtëpia e Bardhë po përdor artin e saj për të mbjellë përçarje. 

 

Larsson ripostoi një pjesë të klipit dhe u shfaq duke bërë shenjën "L" (Loser / Humbës) me gishtat e saj në ballë, drejtuar administratës. Ajo kishte reaguar edhe më herët kur hit-i i saj "Lush Life" u përdor si sfond muzikor për videot ku Donald Trump shfaqej duke kërcyer.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy