Lufta/ Rusia godet një pikë karburanti në Kiev, 2 persona të vdekur

Lufta/ Rusia godet një pikë karburanti në Kiev, 2 persona të vdekur

Një shkëmbim sulmesh me dronë dhe raketa mes Rusisë dhe Ukrainës gjatë mëngjesit të sotëm, ka lënë të paktën 4 të vdekur dhe disa të tjerë të plagosur, sipas Reuters. Luftimet kanë rifilluar me intensitet të lartë menjëherë pas përfundimit të vizitës së emisarëve amerikanë të paqes, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët takuan krerët e të dyja shteteve.

 

Drejtuesi i kompanisë shtetërore të naftës "Ukrnafta", Bohdan Kukura, deklaroi se këto sulme nuk kanë asnjë objektiv ushtarak, por janë thjesht "terror ndaj popullatës civile". Ndërkohë, guvernatori i rajonit rus të Tulas njoftoi se sulmet me dronë ukrainas vranë dy persona dhe plagosën tre të tjerë.

 

Ukraina ka goditur mbi 24 magazina të kompanive "Ozon" dhe "Wildberries" javët e fundit, duke i konsideruar ato si pjesë të infrastrukturës që financon luftën. Dy ndërtesa banimi dhe një objekt industrial u dëmtuan në Volgograd, ndërsa dy objekte të tjera industriale u sulmuan në rajonin Perm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy