Gjashtë të vdekur dhe 130 të zhdukur pas fundosjes së tragetit në Indonezi

Gjashtë të vdekur dhe 130 të zhdukur pas fundosjes së tragetit në Indonezi

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 130 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një traget pasagjerësh u përmbys në Detin Java, raporton BBC.

 

Trageti “Virgo Transport8”, me 213 pasagjerë dhe 30 anëtarë ekuipazhi në bord, po udhëtonte nga Surabaya drejt Banjarmasin-it kur humbi kontaktet rreth orës 02:00 të së dielës, rreth 150 km në jug të destinacionit, për shkak të motit të keq. 

 

 

Deri tani janë shpëtuar 107 persona. Në operacionin e kërkim-shpëtimit janë angazhuar 280 personel, anije dhe një helikopter.

 

Autoritetet indoneziane ngritën një task-forcë të përbashkët, ndërsa të gjitha anijet në zonë janë njoftuar të raportojnë çdo shenjë të pasagjerëve.

 

Aksidentet detare janë të shpeshta në Indonezi, ku tragetet janë mjet i zakonshëm transporti mes mbi 17 mijë ishujve.

 

 Sipas të dhënave zyrtare, 111 aksidente janë regjistruar nga viti 2020 deri në vitin 2026.

 

Arkipelagu indonezian ka më shumë se 17,000 ishuj dhe tragetet janë një formë e zakonshme transporti.

 

Në korrik, KM Nurul Salsa u mbyt në ujërat në perëndim të ishullit Polassi në Regjencën e Ishujve Selayar, Sulawesi Jugor. 

 

Gjithsej 58 persona mbijetuan, ndërsa tre u gjetën të vdekur, ndwrsa 14 persona, vijojnë të jenë të zhdukur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy