Shtyhen bisedimet mes Iranit dhe vendeve të Gjirit për ngushticën e Hormuzit

Shtyhen bisedimet mes Iranit dhe vendeve të Gjirit për ngushticën e Hormuzit

Bisedimet mes Iranit dhe disa vendeve të Gjirit Persik për situatën në ngushticën e Hormuzit janë shtyrë, njoftoi Omani. Ministri i Jashtëm i Omanit, Badr al-Busaidi, bëri të ditur se takimi i planifikuar sot ishte shtyrë “në interes të arritjes së konsensusit“.

 

Ai theksoi se vendi i tij mbetet i angazhuar për të nxitur dialogun që mbështet stabilitetin dhe bashkëpunimin afatgjatë në rajon. Ministri nuk dha një datë të re për zhvillimin e takimit dhe nuk shpjegoi arsyet e shtyrjes.

 

Në bisedime ishin ftuar ministrat e Jashtëm të Iranit, Irakut, Omanit, Kuvajtit, Bahreinit, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Arabisë Saudite. 

 

Badr al-Busaidi dhe homologu i tij iranian, Abbas Araghchi, pritej t’u raportonin përfaqësuesve të qeverive për ecurinë e negociatave.

 

Teherani dhe Muskat kanë zhvilluar negociata prej disa javësh për krijimin e një mekanizmi që do të rregullonte trafikun detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Kjo rrugë ujore është një pikë strategjike për tregtinë globale të naftës, gazit dhe plehrave kimike.

 

Për udhëheqjen iraniane, Ngushtica e Hormuzit është shndërruar në një mjet të rëndësishëm presioni në konfliktin me Shtetet e Bashkuara, të Amerikës.

 

Pas shpërthimit të luftës në fund të shkurtit, Irani kufizoi në masë të madhe lëvizjen e anijeve nëpër ngushticë, duke përdorur kërcënime dhe sulme ndaj anijeve. Para konfliktit, ngushtica ishte e hapur për trafikun detar. Ndërkohë, Marina amerikane ka vendosur një bllokadë detare ndaj porteve iraniane.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy