Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë një dron mbi Lituani

Avionët luftarakë të NATO-s rrëzojnë një dron mbi Lituani

Avionët luftarakë të NATO-s kanë rrëzuar një dron mbi Lituani. Lajmi u njoftua nga Presidenti i vendit anëtar të Aleancës Atlantike, Gitanas Nauseda.

 

“Një dron i cili shkeli hapësirën ajrore lituaneze gjatë natës u rrëzua shpejt nga avionët luftarakë të NATO-s”, shkroi Nauseda në rrjetin social X, pa specifikuar se cilit vend i përkiste avioni.

 

Ndërsa Rusia intensifikon agresionin e saj kundër Ukrainës, një përgatitje e tillë është jetike për rajonin tonë. Së bashku me aleatët tanë të NATO-s, Lituania do të mbrojë hapësirën e saj ajrore.

 

“Falënderimet tona të sinqerta shkojnë për aleatët tanë, prania e të cilëve ndihmon në mbrojtjen e qiellit tonë dhe në forcimin e sigurisë sonë’, shkroi Ministri i Jashtëm lituanez Kestutis Budrys në X, duke shtuar se NATO mbetet vigjilente, e përkushtuar dhe e gatshme.

 

Sipas transmetuesit kombëtar lituanez LRT, duke cituar Qendrën Kombëtare të Menaxhimit të Krizave (NKVC), droni u rrëzua në një zonë rurale pranë Liqenit Kaunas në Lituaninë qendrore.

 

Lituania, Letonia dhe Estonia, ish-republikat sovjetike në kufi me Rusinë, përjetojnë rregullisht ndërhyrje me dronë në territoret e tyre. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy