Obama: Inteligjenca Artificiale mund të bëhet e rrezikshme, duhet marrë nën kontroll

Obama: Inteligjenca Artificiale mund të bëhet e rrezikshme, duhet marrë nën kontroll

Ish-presidenti i SHBA Barack Obama ka ngritur shqetësimin që mund të vijë nga Inteligjenca Artificiale, nëse nuk menaxhohet siç duhet. 

 

Sipas New York Times, ai iu bëri thirrje demokratëve që të hartojnë me ngulm agjenda politike dhe qeverisëse për t'i dhënë përparësi kësaj çështjeje në vitet e ardhshme. Obama nxiti liderin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries, që të ndërtojë një kornizë të qartë mbi politikat e IA-së, në rast se demokratët rimarrin kontrollin e Dhomës në zgjedhjet e mesmandatit.

 

Obama sugjeroi gjithashtu se kandidatët që do të garojnë për president në vitin 2028 duhet ta bëjnë Inteligjencën Artificiale një nga "agjendat e tyre kryesore" dhe "të kenë një plan shumë të qartë" për t'iu përgjigjur shqetësimeve të sigurisë dhe atyre ekonomike që rrethojnë këtë teknologji.

 

Këto deklarata vijnë në mes të shqetësimeve në rritje për rreziqet që lidhen me zhvillimin e IA-së, si dhe thirrjeve në rritje që ligjvënësit dhe politikanët të bëjnë më shumë për të trajtuar këtë temë. Pak ditë më parë Dario Amodei, shefi ekzekutiv i kompanisë së IA-së Anthropic, bëri thirrje për një ngadalësim global të zhvillimit të IA-së. 

 

Nga ana tjetër, Shtëpia e Bardhë ka mbajtur prej kohësh një qëndrim haptazi akseleracionist, Trump u tha gazetarëve së fundmi se nuk kishte "asnjë" shqetësim për rreziqet e IA-së, por vetëm se mos mbetej pas konkurrentëve si Kina. Ai ka thënë se ata që kundërshtojnë qendrat e të dhënave të IA-së, preferojnë të mbeten "të prapambetur dhe të varfër.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy