Një grua 54-vjeçare greke lindi një foshnjë të ngjizur nga një embrion i cili kishte qenë i ngrirë për 22 vjet, pasi humbi djalin e saj 21-vjeçar, të cilin e kishte ngjizur përmes të njëjtës procedurë të fertilizimit in vitro (IVF), njoftoi të mërkurën mjeku i saj.
“Për Christina Rapti-Tzelepi, kjo lindje ka një rëndësi shumë të veçantë emocionale”, tha gjinekologu Konstantinos Pantos i klinikës private Genesis në Athinë, në një postim në Facebook.
“Në vitin 2004, pas një transferimi embrioni, ajo lindi një djalë plotësisht të shëndetshëm që në përpjekjen e parë”, shpjegoi ai.
Por në tetor 2025, djali i saj vdiq në një aksident me makinë në moshën 21 vjeç.
Të mërkurën, ajo lindi një vajzë pas transferimit dhjetorin e kaluar të një embrioni nga i njëjti grup embrionesh të ngrira që u përdorën për lindjen e djalit të saj, tha mjeku.
Christina Rapti-Tzelepi është 54 vjeç, mosha maksimale e lejuar në Greqi për fertilizimin in vitro.
“Pati si pikëllim ashtu edhe gëzim, por gjithçka u shua këtë mëngjes kur mbajtëm mrekullinë tonë në krahë”, tha Rapti-Tzelepi për transmetuesin publik ERT.
Burri i saj shpjegoi se familja ishte përfshirë në një garë të vërtetë me kohën për ta çuar shtatzëninë deri në fund.
Ai bëri thirrje për heqjen e kufirit kombëtar të moshës për fertilizimin in vitro, në mënyrë që familjet të mos censurohen për të mos patur fëmijë.



