Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pas një zjarri që përfshiu një anije mallrash, e cila ishte ankoruar në një port në Kinën lindore, sipas BBC. Nga 42 personat në bord, 17 u evakuuan, ndërsa 5 prej të cilëve janë në spital në gjendje të qëndrueshme.
Presidenti Xi Jinping, bëri thirrje që forcat e kërkim-shpëtimi të shtojnë përpjekjet për gjetjen e personave të tjerë që janë të bllokuar në anije.
Anija po i nënshtrohej mirëmbajtjes në një kantier detar në qytetin e Qingdao-s kur shpërthyen flakët rreth orës 11:15, ndërsa zjarri u shua 3 orë më vonë.
Një dëshmitar okular tha se nga anija po ngrihej tym i dendur. Fotot e publikuara nga media shtetërore treguan se anija ishte Ocean Melody, një transportuese anijesh me flamur të Liberisë, 190 metra e gjatë, e cila mbërriti në Qingdao më 31 gusht, sipas faqes së ndjekjes MarineTraffic.



