MC Networking

“Parajsa chat”, grupi online me përmbajtje pornografike/ Topalli: Regjistrimi nuk kërkon as email, rrezik për fëmijët

“Parajsa chat”, është një grup online me përmbajtje pornografik që prej vitesh është aktiv në Shqipëri, që ka në fokus pornografinë për fëmijët dhe adoleshentët.

Gazetarja Aida Topalli nga Replika.al, për emisionin e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, ngre alarmin se si është kaq e lehtë të futesh në këtë grup, ku të presin mesazhe më përmbajtje erotike.

Në fakt ky nuk është një grup i ri, indikacionet e para i ka marrë që në vitin 2019, kur mora një dosja nga Gjykata e Tiranës për një vajzë 16-vjecare që kërcënohej.

Prej atij viti u futa tani prap të shoh, kishin kaluar 5 vjet dhe pashë që grupi ende ekzistonte. Të hapësh llogari këtu është fare e lehtë, nuk të kërkojnë fare llogari, mjafton të vesh një emër që mund të jetë pseudonim, pjesa më e madhe e tyre është fshehur dhe sapo logohesh e gjen veten në një chat të madh. Pjesa më e mirë e tyre të shkruajnë mesazhe pornografike. Mes rreshtash mund të lexosh mesazhe të tilla nuk ke nevojë që ti shkruash dikujt se të shkruajnë vet, janë disa persona që të shkruajnë, dhe bëhet fjalë për mijëra persona, dhe në momentin që futesh, të fillojnë të shkruajnë edhe privat.

Ata janë të papërmbajtur me mesazhet që të çojnë sikundër kishte folës dhe bashkëbisedues që kur i thoje sa vjeç je, largoheshin direkt.

Gazetarja thotë se chati “Parajsa chat”, është rrezik për fëmijët dhe adoleshentët që mund të shokohen nga bisedat që zhvillohen aty, dhe si të tilla duhet veprimi i shtetit.

Nga ky chat më trembi për faktin se ishte mungesa e të dhënave personale, mungesa e kërkesë së llogarisë se çfarë të dhënash mund të pasqyroj një person që mund të hyj në këtë chat. Mjafton të hyj edhe një fëmijë aty dhe sidomos ata janë të predispozuar të hyjnë aty. Ehe kur ti hyn në atë grup dhe numri i mesazheve që të vijnë është aq i madh dhe lirisht një fëmijë mund të pësoj një shock nga biseda që lexon aty. Duhet të veprojnë të gjithë për ta ndaluar.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top