Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka mohuar përfshirjen e tij në aferën e dosjes 5D për të cilën akuzohen 5 drejtorë të tij.
Në një deklaratë për mediat Veliaj foli me superlativa për bashkëpunëtorët e tij të arrestuar, por tha se ai nuk ka qenë në dijeni për abuzimet e tyre me tenderat, dhe në asnjë moment nuk foli për dorëheqje duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe opozitës.
Lidhur me këtë ka reaguar kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ku shprehet se fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.
Sipas tij është jetike që sot ë ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.
Janë bërë si kartelet e mafies, që dalin e kërcënojnë njëri-tjetrin nga frika se po u vjen radha. Fillimisht dilte koka e peshkut të qelbur. Tani del koka e cironkës po aq të qelbur sa peshku.
E në fund së bashku me patericat e tyre synojnë t’i bëjnë presion dhe kërcënojnë SPAK-un. Fundi i pandëshkueshmërisë është dita e parë e demokracisë së vërtetë për shqiptarët.
Prandaj, sot është jetike të ndalen duart e pista që, në pazare me njëri-tjetrin, kërkojnë të vënë nën kontroll SPAK-un.
0 Comments: