Futbolli shqiptar, do të luajë disa ndeshje të rëndësishme këtë fundjavë, të cilat transmetohen si gjithmonë në ekranin e MCN.
Të shtunën, është planifikuar sfida e Kategorisë së Parë, mes Lushnjës dhe Bylisit, e cila do të luhet në orën 15:00 dhe transmetohet në ekranin e MCN TV.
E diela rezervon tri takime tejet interesante. Në orën 15:00, Kukësi pret në shtëpi Dinamon, në një sfidë ku fitorja është detyrim për të dyja ekipet.
Në orën 18:00, Teuta dhe Laçi, përballen mes tyre, në një ndeshje direkte për t’iu larguar fundit.
Dy orë më vonë, është planifikuar edhe supersfida e kësaj jave, mes Partizanit dhe Vllaznisë. Dy ekipet që luftojnë për titullin kampion, përballen mes tyre, duke filluar nga ora 20:00, në stadiumin “Air Albania”. Këto tri përballje, do të transmetohen në MCN 24.
Dy ndeshjet e tjera, do të luhet të hënën në orën 18:00. Skënderbeu pret në shtëpi Tiranën, në ndeshjen që do të transmetohet në MCN TV, ndërsa në MCN 24, mund të ndiqni sfidën tjetër, mes Erzenit dhe Egnatias.
0 Comments: