Deputeti Gazment Bardhi i ftuar sot në emisionin “Të pa ekspozuarit” në MCN tv, sqaroi faktin se pse në përfundim të seancës plenare sot u bë heqja e amnistisë penale nga rendi i ditës, me kërkesë të PS.
Bardhi tha se PS u tërhoq pasi nuk arriti dot pazarin, bazuar në deklaratat e ministri të Drejtësisë, Ulsi Manja.
Duke iu përgjigjur ministrit Manja që sot e akuzoi gënjeshtar kur deklaroi se amnistia synon të amnistojë zyrtarët e korruptuar, Bardhi tha se grupi parlamentar i PS-së ka hequr dy ndalesat e ligjit për zyrtarët e dënuar nga hetimet e SPAK-ut.
Manja e ka nga eksperienca, që po gënjeve një herë dy herë dhe tre herë, kthehet në karakteriale. Me sa duket ministri Manja e ka karakteriale.
Ka kohë që kuvendi është shndërruar në organ që nuk i trajton ligjet në dobi të qytetarëve, por vetëm ligje me porosi në dobi të një grushti njerëz. Për shkak se nuk arritën dot pazar e tërhoqën amnistinë, nga një pr.ligj humanitar nga ku do duhet të përfitonin qytetarët e zakonshëm që ndodhen në burg, e shndërruan në ligj për të amnistuar ministra, kryetarë bashkish e drejtorë të korruptuar. Mbetet e papranueshme, tentuan të mashtronin opinion publik duke ia faturuar opozitës. U tërhoqën nga pr.ligji që e kishin miratuar në komisione me procedurë jo transparente.
Drafti ka patur atë që ka qenë gjithmonë në amnistitë penale, që zyrtarët dhe subjektet pjesë e hetimeve dhe gjykimeve nga SPAK dhe GJKO, nuk përfitojnë amnisti.
U keqpërdor një amendament i një kolegu ynë, për 24 orë ngatërruan dynjajë duke e shitur si amendament të opozitës. Kur gënjeshtra i doli sheshit, tani na akuzojnë se gënjyem ne.
Dy ndalesat e draftit fillestar janë hequr. Nuk ka asnjë arsye të gënjejmë për këtë.
Kemi thënë se në parim e mbështesim amnistinë, nëse Kuvendi do të funksiononte në një normalitet, do ta votonim.
0 Comments: