MC Networking

Murati: Në 10 veta që largohen, kthehet vetëm 1. Njerëzit me shkollë të lartë punojnë në ndërtim dhe si shoferë në Gjermani

Edmond Murati, kreu i agjencisë së punësimit “Meri” tha në studion e emisionit “MCN Economy” se ligji i ri në Gjermani i cili lehtëson politikat për punësimin e emigrantëve do të vendosë akoma më shumë në vështirësi shtetin shqiptar, kryesisht për shoferët, pasi tashmë nuk kërkohet më gjuha B1 si kriter.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Murati tha se në 10 shqiptarë që largohen, kthehet vetëm një, dhe kjo nuk ndodh pse ata janë në kushte të mira atje.

Sipas Muratit, shqiptarët largohen nga vendi kryesisht për arsye ekonomike.  

Ligji i ri është si për pjesën e kategorive si shoferët që hiqet gjuha që ka qenë kriter niveli B1 dhe shumë prej kategorive kanë mundësi të shkojnë në Gjermani, shumë më lehtë.

Më shumë emigronin pjesa e ndërtimit, tani largohen dhe njerëzit me shkollë të lartë.

Sa i përket kategorisë së shoferëve për 6-7 muaj në Shqipëri do të ketë shumë probleme. Ligji i ri thotë që do të hiqet gjuha.

Ata që duan të largohen janë të grupmoshës 20-35 vjeç, ata kërkojnë me patjetër një rrugë që të largohen nga Shqipëria. Arsyet janë të shumta, kryesorja është ekonomia dhe rrogat shumë të ulëta në Shqipëri.

Që nga 2017 merrem me pjesën e punësimit në Gjermani, shumë persona kanë kujtuar se do mbushin paratë me thasë, por s’ndodh kështu.

Ka njerëz që kanë mbaruar shkollën këtu, por shkojnë dhe punojnë shoferë, punojnë në ndërtim, bëjnë shumë lloje punësh.

Në këto dy vitet e fundit që kam pasur biseda me shumë njerë, në 10 veta, kthehet 1. Nuk kthehen më.

Nuk është se shteti gjerman i siguron ndonjë gjë të madhe, por i mban shpresa se do të bëhet më mirë.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top