MC Networking

Futbolli shqiptar, në MCN TV për tre sezone

Futbolli shqiptar për tre sezone e ardhshme do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në MCN TV.

Pas arritjes së akordit mes MCN TV dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, sot palët kanë zyrtarizuar edhe një bashkëpunim të tillë që nis që këtë fundjavë me takimet e javës së parë.

Abissnet Superiore, Final Four rrjedhë e formatit të ri, Kategoria e Parë, Kupa e Shqipërisë dhe Superkupa e Shqipërisë, për tre sezone do të vijnë LIVE MCN TV.

Pas një mbulimi të suksesshëm me sfidat në kupat europiane, që ende vijojnë dhe gjejnë hapësirë transmetimi në MCN, emitenti TV arriti edhe marrëveshjen me FSHF, e cila u miratua në KE të FSHF-së.

Presidenti i MCN TV, Endri Meksi dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku, nënshkruan sot dhe kontratën përkatëse së bashkëpunimit tre vjeçar për transmetimin e garave të futbollit shqiptar.

Nis menjëherë shumë shpejt, që këtë të shtunë me dy sfidat e para, Egnatia-Skënderbeu në orën 17:00 dhe Vllaznia-Kukësi në orën 20:00, ndeshje që do të vijnë në ekranin tonë, por edhe do të gjejnë terrenin e analizës teknike në emisionin “Skaner Superiore”, të gazetarit Gerti Carçani, duke nisur nga kjo e shtunë e 26 gushtit në orën 16:00.

  • Comments

1 Comments:

  1. Default User Picture
    Lorenc rexgtija (not verified)Aug 24, 2023 15:31 PM

    Miredita po' sakushtano te l'utente po'

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top