MC Networking

Rryshfete për patentat e bllokuara, SPAK çon për gjykim 25 zyrtarë dhe sekserë

SPAK ka çuar për gjykim 25 zyrtarë dhe sekserë, të cilët akuzohen se kthenin patentat e bllokuara para afateve, kundrejt shumave te parave. Nga hetimet e zhvilluara nga AMP dhe SPAK rezulton se disa qytetarë kane paguar shuma të ndryshme parash. Këto shuma varionin deri në 1500 euro për të tërhequr lejen e drejtimit të bllokuar. "Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 20.07.2023 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr. 202 viti 2022, në ngarkim të pandehurve: Alkid Ndreu, Elio Picoku, Amarildo Lika, Eduart Caka, Besiko Demaj (Zoto), Kujtim Xhaja, Revi Osmani, Enis Balla, Lidian Broshka, Oltjan Muçaj, Spiro Tore, Ilir Tafa, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Neritan Selmani, Vilson Zelia, Altin Koçi, Sefer Gianfrate, Evisjon Salku, Gerald Lusha, Ardit Shehu, Arisjon Rakipi, Sotiraq Lamaj, Arian Lika. Nga analiza e provave dhe të dhënave të grumbulluara gjatë hetimit të këtij procedimi penal, rezulton e provuar se lejet e drejtimit të automjeteve të shtetasve: Besiko Demaj, Greis Rafti, Enis Balla, Sotiraq Lamaj, Lidian Broshka, Oltjan Mucaj, Revi Osmani, Neritan Selmani, Spiro Tore, Selim Skënderi, Renato Meçuli, Ervis Dakolli, Endrit Xhambazi, Vilson Zelia, Altin Koçi, Ardian Peposhi, posedoheshin nga këta shtetas të ndëshkuar me masën administrative të pezullimit të lejes së drejtimit dhe janë marrë nga kartoteka e Organi Administrativ Shtetëror (OASH) para afatit të pezullimit", thuhet në njoftim.
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top