Vangjush Dako erdhi në krye të Bashkisë së Durrësit në kohën kur Partia Socialistë sapo kishte kaluar në opozitë.
Ai mori pergjegjësinë të kandidonte në zgjedhjet vendore të 2007 pasi Durrësi i kishte dhënë një goditje të fortë PS në zgjedhjet e vitit 2005.
Askush nuk mendoi që Vangjush Dako të fitonte ndaj kandidtait të Partisë Demokratike, Armand Teliti.
Gara ishte shumë e fortë pasi Dako fitoi me nje diferncë prej 308 votash në nje atmosferë të mbushur me akuzat për manipulim votash, intimidim apo shantazh ndaj votuesve.
Por në fund rezulttai u pranua nga palët dhe Vangjush Dako filloi qeverisjen e një prej bashkive më të rëndëishme në vend. Rrjedhimisht ngritjen e tij në hiearkinë e partisë socialiste si faktor në mbledhjen e votave në qytetin bregdetar.
Testi i parë për peshën që kishte në qytetin e Durrësit ishin zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2009.
Me një sistem të ri ku Durrësi zgjidhte 13 deputetë Vangjush Dako si drejtues politik i qarkut arriti të siguronte 5 deputetë për partinë socialiste në kohën kur pushteti i Sali Berishës ishte absolut.
Këto zgjedhje u përcaktuan nga Levizja Socialiste për Integrim e cila vendosi të hyjë në koalicion em Sali Berishën i cili kishte fituar 70 mandate.
Testi i radhës për Vangjush Dakon do të ishin zgjedhjet lokale të 2011 ku ai do të kishte përballë Ferdinand Xhaferajn një figurë me pushtet në qeverinë Sali Berishës.
Ai hoqi dorë nga posti i ministrit të Kulturës dhe deputetit për të mundur Dakon.
Përsëri kandidati i Partisë Socialiste fitoi dhe këtë radhë diferenca me kandidatin e pushtetit u dhjetë fishua nga 308 vota në 3600.
Pushteti i Vanagjush Dokos në Durrës ishte konsoliduar tashmë por bashkë me të kishin ardhur dhe akuzat e para për korrupsion,betonizim të qytetit dhe lidhje me botën e krimit.
Zgjedhjet parlamentare të 2013 do ta gjenin Dakon me pëshe të madhe poltike në Durrës ku pjesë e frontit të opozitës ishte bërë edhe LSI e cila në këtë qark drejtohej nga Lefter Koka.
Ata mundën Partinë Demokratike me 10 mijë vota diferencë.
Dukej se pushteti i Vangjush Dakos rritej nga vitit në vit dhe ishte një ekzistencial për partinë Socialiste në Durrës.
Në zgjedhjet vendore të 2015 Partia demokratike do ti vendoste përballë Grida Dumën. Diferenca mes të dyve ishte 13700 vota duke u rritur me 10 mijë vota nga 2011.
Sa më shumë pushtet mblidhte rreth vetës Vangjush Dako aq më shumë akuza për korrupsion, shpërdorim detyra apo manipulim të procesit zgjedhor në Durrës vinte nga opozita. Por nga buronte pushteti i tij edhe pse përflitej për akuza të rënda.
Pavarësisht akuzave ai do të drejtonte qarkun e Durrësit nën siglën e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 2017.
Zgjedhje mjaft të rëndësishme për socialistët të cilët vendosën të dilnin të vetëm në këtë proces.
Në Durrës PS arriti të fitonte 8 mandate nga 14 , duke i sjellë një ndër humbjet më të madh PD e cila mori vetm 4 mandate, ndërsa LSI 2.
Këto zgjedhje do të sillnin një goditje mjaft të fortë për Vangjush Dakon i cili ishte kapur në përgjime në dosjen e famshme 339 më grupe kriminale duke ndikuar tek vota e qytetarve.
Gjithashtu në lirimin e Lulzim Berishës ish kreut të bandës së Durrësit në vitin 2016 Vangjush Dako kishte siguruar gjykatën se do ti siguronte një punë në bashkinë që ai drejtonte.
Dako mohoi akuzat por imazhi i tij kishte marrë një goditje të fortë. Në zgjedhjet lokale të 2019 të cilat u zhvilluan pa pjesëmarrjen e opozitës Edi Rama nuk e kandidon me në krye të bashkisë së Durrësit.
Një muaj më pas në 30 korrik 2019 departamenti amerikan i shtetit vendos të shpallë atë dhe familjen e tij nongrata në SHBA.
Pavarësiht kësaj ndikimi i tij në Duurës ishte sërisht i fortë pasi opozita akuzonte se ai ishte drejtuesi defakto i bashkisë edhe pse drejtohej nga Emirjona Sako.
Në rrjtete sociale dhe diskutimet publike ka filluar disktimin nëse Vangjush Dako do udhje të ishte arrestuar për shpërdorim detyre ndërkohë që emri i tij lakohet si i përfshirë në korrupsion apo edhe devijm të vullnetit të qytetarëve të Durrësit në zgjedhjet e vitit 2017.
SPAK është në fillim të hetimeve për Vangjush Dakon dhe një pjesë të bashkëpunëtorëve më të cilët ai drejtoi me dorë të hekurt një prej bashkive kryesore në vend për 12 vite. A do të arrijë të gjejë prokuroria prova në mënyrë që ti ngrejë një akuzë tjëtër mbetet për tu parë. Gjithashtu për tu parë mbetet edhe nëse kjo do të jetë goditja e vetme e SPAK në qytetin e Durrësit ku për vite me radhë ka qënë një ndër qytete që ka prodhuar influencë të madhe politike edhe në nivel qëndror jovetëm lokal.
0 Comments: