MC Networking

Pane: Të moshuarit nuk e denoncojnë dhunën fizike se duan të ruajnë familjarët, është ulur përkujdesja për ta

Marinela Pane, punonjëse sociale deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se është rritur numri i të moshuarave qe jetojnë të vetmuar, për shkak të emigracionit dhe të ndryshimit të strukturës së familjes. Duke vijuar më tej me shpjegimin e saj, Pane tha se përkujdesja nga familjarët është zbehur kohët e fundit, duke shtuar se 10% e të moshuarve jetojnë vetëm. 15 qershori shënon ditën botërore kundër dhunës ndaj të moshuarve, dhe në lidhje me këtë aspekt, Pane tha se çështjet e abuzimit fizik ky grup qytetarësh nuk i tregon se duan të ruajnë familjarët e tyre, ndërkohë që shtoi se një formë tjetër abuzmi është ai emocional. "Ashtu si në vende të tjera, edhe në Shqipëri po përjetojmë efektet e mplakjes së popullsisë. Në dy dekadat e fundit numri i të moshuarve është rritur për shkak të rritjes së jetëgjatësisë dhe uljes së lindshmërisë. Është rritur numri i të moshuarave qe jetojnë të vetmuar, për shkak të emigracionit, të ndryshimit të strukturës së familjes. Përkujdesja nga familjarët është zbehur kohët e fundit, situata paraqet problematika, nga probleme të shëndetit fizik. 47% e të moshuarve përjetojnë probleme shëndetësore kronike. Të moshuarit përballen dhe me probleme emocionale, ekomomike dhe sociale. Rreth 10% e të moshuarve jetojnë vetëm. Abuzimi me të moshuarit është çështje globale. Të moshuarit përballen me forma të ndryshme të abuzimit, nga abuzimi fizik. Të moshuarit çështjet e abuzimit fizik nuk i tregojnë se duan të ruajnë familjarët e tyre. Një formë tjetër abuzimi është ai emocional, shpesh herë ndihen të frikësuar jo vetëm nga familjarë, por dhe nga mjedisi që i rrethon. Format e ndryshme abuzimit ndryshojnë sipas vendeve. Mënyra si ata dhunohen dhe format ndryshojnë. Në zonat urbane presioni emocional është më i lartë, por ndërkohë në zonat rurale dhuna fizike prevalon më shumë. Është rritur numri i të moshuarve që janë braktisur dhe neglizhuar të familjes, kjo sjell nevojën në rritje të shërbimeve për të moshuarit, që ekzistojnë në forma të ndryshme. Shërbimet në familje cilësohen si më efektivet për të moshuarit. Këto shërbime i moshuari i merr aty ku jeton dhe nga eksperienca që kemi shohim që kënaqësia e tyre është në rritje. Në bashkinë e Tiranës është bërë prioritet shërbimi në banesë. Shërbimi ofrohet falas dhe aksesi i tyre është i konsiderueshëm".
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top