MC Networking

Leka: Ndërtimi i inceneratorëve ka zero vepër penale, Klodian Zoto do përballet me drejtësinë

Avokati i Klodian Zotos, Ardian Leka deklaroi për MCN Live se ndërtimi i inceneratorëve ka zero vepër penale. Duke vijuar më tej me logjikën e tij Leka tha se zbatimi i kontratës është realizuar në masën 100% pasi inceneratorët janë ndërtuar dhe funksionojnë.Sipas Lekës, Klodian Zoto është truri i inceneratorëve në kuptimin funksional. "Për shkak të qëndrimit që mbajti organi i prokurorisë sot është krijuar një precedent që nuk njihet në Kodin Penal. Në seancën paraprake gjykata ka orientuar prokurorinë ndryshe nga ajo që ka pasur në kërkesë për shkak se akuzat nuk përputheshin me ligjin dhe me provat. Prokurori ka dakordësuar në atë proces dhe ka ndryshuar akuzat. Nga disa akuza të lidhura me shpërdorimin e detyrës në disa akuza që lidheshin me marrëdhëniet juridiko-civile. Gjithmonë Bllako ka qenë zyrtar i lartë. Akuza që prokurori ka ndryshuar në seancën paraprake me orientimin e Gjykatës i ka pranuar vetë prokurori, sot erdhi pa një dispozitë referuese ligjore ndryshoi, kërkoi të ndryshohet akuza duke rënduar pozitën e të pandehurve ndryshe nga sa kishte pranuar. Prokuroria duhet të jetë korrekt në zbatimin e ligjit dhe kjo u konstatua nga Gjykata. Gjykata kërkoi një orientim ligjor se ku është bazuar prokurori që e ka bërë këtë gjë, por nuk arriti t’i kthente përgjigje pasi nuk ka një dispozitë të tillë. Gjykata i kërkoi prokurorit të ketë dhe një orientim tjetër se dispozita e nenit 375 që kërkon prokurori si orientuese është dispozitë që gjykata e bën nëse do e gjejë ndryshe nga kërkesa e prokurorit. Të thuash truri i inceneratorëve në kuptimin real të gjësë është fakt i vërtetë se ai është administrator i një kompanie. Të paktën në rastin e Fierit, është administratori i kompanisë, me Elbasanin nuk ka lidhje. Ka një kontratë minimale në vlerë, ka realizim 100% të kontratës, një funksionim të plotë të kontratës sikundër është rasti i Elbasanit. Është një vepër që ndodhet në vend, punon dhe ecën. Truri në kuptimin funksional sigurisht është Zoto. Do përballet me drejtësinë. Ndërtimi i inceneratorëve ka zero vepër penale. Janë vepra të kryera në vend, që funksionojnë".
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Leka: Ndërtimi i inceneratorëve ka zero vepër penale, Klodian Zoto do përballet me drejtësinë | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.