MC Networking

“Kombinati”, banorët: Do vdesim këtu! Jemi më të persekutuarit, Kavajës dhe Thumanës ua ndërtuan shtëpitë ku i kishin

Banorët e Kombinatit prej katër vitesh janë në udhëkryq, pasi godinat 1, 2, 3 dhe 5 katëshe janë planifikuar për tu shembur, për tu ndërtuar në një projekt të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama me emrin KombinArt.

Por ky projekt është prezantuar pas tërmetit të vitit 2019, dhe parashikon rrafshimin e ndërtesave të Kombinatit, të klasifikuara si DS4 dhe DS5.

Banorët thënë për emisionin “Fol” në MCN TV se kanë mësuar nga bashkia se do të spostohen nga zona ku jetojnë te zona pas Kombinatit, e njohur ndryshe si zona e Tekstileve.

Ata pranojnë që shtëpitë janë të vjetra, po jo të largohen nga vendi ku janë rritur dhe vijojnë të jetojnë.

Njëri nga banorët deklaroi se për këto banesa janë njoftuar se do prishen, madje thotë se disa nga njerëzit duke marrë bonus qiraje kanë krijuar idenë sikur legjitimitohet që bashkia dhe Erion Veliaj t’ua marrë shtëpinë për 180 mijë lekë në muaj.

Ndërkohë ngriti si shqetësim se prej dy muajsh nuk e kanë marrë bonusin.

Nuk na ka thënë asgjë dhe nuk ka ardhur radha të vij dikush të thotë se ju që jeni dëmtuar nga tërmeti dhe do shkoni këtu. S’kam firmosur këtu.

Unë këtu kam lindur, këtu do vdes. Ne që kemi lindur në Tiranë, do na çojnë ose në Vaqarr, ose te Pularia, do marrim rrugët e botës dhe do ikim, por pronën nuk e lëshojmë.

 Kanë kaluar katër vjet edhe kotece pulash të na i kishin bërë dhe moderne. Ne si banorë të Kombinatit jemi më të persekutuar.

Në Kavajë, Laç apo Thumanë ju ndërtuan aty ku i kishin shtëpitë.

Në vijim një banor shtoi se që të shkosh në Prokurori do dhe një thes me lekë mbas, se do prokurori, avokati, ndërkohë që me të ardhurat e tyre nuk po ia dalin as që të hanë bukë.

Ne si banorë të Kombinatit i bëjmë thirrje pushtetit vendor, Erion Veliajt, Edi Ramës të na shohë mirë si banorë të Kombinatit.

Edhe nëse do na japin pallate sociale por nuk keni të drejtë t’i shisni, ne do rrimë te barakat tona. Edhe po nuk na dhanë lekë do i riparojmë vetë dhe po u shembën, le të shemben.

Të na lënë rehat në hallet tona. S’ka punë ta luaj pronën tonë, nëse nuk i përgjigjet popullit.

Mbi pronën time do jem dakord nëse bëhet 3 katëshe, jo nëse bëhet 10 katëshe dhe të më japin të njëjtën kubaturë.

Nëse do sjellësh mikun dhe do përfitosh vetë. Jo të fitosh ti 200% dhe të më nxjerrësh mua me gisht në dorë.

Ndërkohë një grua e moshuar u shpreh dakord nëse ndërtohet godina në të njëjtin vend, duke thënë:

Kush nuk do që të shkojë në shtëpi të re...

Banorët thonë se ekspertët e huaj i klasifikuan si DS2, ndërsa bashkia e ndryshoi në DS4, duke hedhur akuza se qeveria punon me dy standarde.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top