Kreu i Operatorëve Turistik, Vasil Bedinaj, thotë se situata e turizmit është pozitive pas tre vitesh ndalesë, një prej tërmetit dhe dy prej pandemisë.
Në një lidhje me MCN Live, ai deklaroi se ky vit për festat e Nëntorit po rikthehet siç duhet të ishte gjatë këtyre viteve.
Festat e nëntorit festohen në Vlorë, është ditë e mrekullueshme me diell, në Korçë ka temperatura të ftohta, ndërsa në Vlorë ka diell. Do të ketë koncert të madh festiv në orën 16.00, vazhdon deri në mesnatë.
Vlora i është rikthyer traditës së vetë të festës së flamurit, numri i vizitorëve këto ditë në Vlorë goxha i lartë, hotelet me kapacitet të plotë mbrëmjen e kaluar, do të vazhdojnë dhe sot.
Qytetet tona i plotësojnë kushtet për aktivitetet e turizmit edhe në ditë dimri. Jemi komod me infrastrukturën si operatorë turistikë.
Shoqata e Turizmit Vlorë ka marrë përsipër gjithë organizimet e festave dhe ka shkuar shumë mirë. Bashkatdhetarët tanë të Kosovës kanë traditën që festën e flamurit pëlqejnë ta bëjnë në Vlorë.
Vlora është qyteti i flamurit dhe pjesa më e madhe e hoteleve ka qenë me bashkatdhetarët e Kosovës. I falenderojmë se i kemi çdo vit.
Aktualisht hotelet në qyteti janë të prenotuara, jashtë qytetit janë me shifra më të ulëta. Hotelet në qytet janë të prenotuara. Kanë ardhur që dje dhe ka lëvizje të kënaqshme, kjo edhe prej programit që është bërë, dhe jo prej ceremonisë 20 minuta.
Gjithë operatorët dolën me superofertë paguaj dy netë dhje përfiton datën 28 Nëntor falas. Kemi dalë me paketë 25 euro për person.
Ka funksionuar shumë mirë se ka përkuar dhe me ditët, katër ditë pushim. Për pjesën që kanë ikur jashtë, do doja të mbylleshin pikat kufitare.
Në të gjitha vendet e botës kjo lloj feste festohet aty ku ka vendin, në Shqipëri. Që një person të vijë në Vlorë paguan 25 euro, 27 mijë lekë.
Është më lirë se të rrish në shtëpi. Edhe nëse rri në shtëpi, kaq do të shkojë. Në çdo fundjavë gjithë operatorët në Vlorë bëjnë oferta joshëse.
Sipas tij, sektori privat është lokomotiva e ideve dhe e funksionimit, duke nxjerrë oferta në muajt nëntor, dhjetor, janar, pasi përveç ditëve me diell, qyteti i Vlorës, ka infrastrukturë.
Kërkojmë të na ndjekë dhe pushteti lokal. Pasi për shkak të disa përplasjeve që kanë pasur brenda, ne po e menaxhojmë çdo gjë vetë.
Eksperienca e fundit ka treguar se pa pasur pushtetin lokal që të na tërheqë për disa gjëra, i kemi bërë më mirë. Kemi dëshirë që të jenë të gjithë strukturat në shërbim.
Të shërbejnë, të mbajnë pastër çdo gjë, mjekësinë e me radhë, që t’i mbajnë hapur shërbimet gjatë gjithë kohës dhe mos it mbyllin në fund të shtatorit.
Domosdoshmëri është bashkëpunim më i mirë i të gjithëve bashkë, që të nxjerrim më të mirën.
Duam bashkëpunim me policinë rrugore, të rendit, pastrimin e qytetit. Sektori i turizmit në rajon dhe Europë ka pasur rritje çmimi në maksimum.
Po të krahasosh rritjen e çmimeve në Europë me tonat, nuk kemi pasur rritje që të ndikojë turizmin.
Në Shqipëri rritja është 10-15% maksimumi. Kemi pasur sezon turistik shumë të mirë.
Çmimet i ka rritur lënda e parë, jo fitimi i hotelit.
0 Comments: