Kandidatja për primaret e Partisë Demokratike në Bashkinë Tiranë, Adriana Kalaja, vjen në një rrëfim ndryshe për emisionin “Stay Tuned” në MCN Tv.
Ajo ndalet në divorcin me ish-futbollistin Agustin Kola, për të cilin thotë se iu dedikua karrierës dhe në momentin që i kishte fëmijët e vegjël, mbështetje ka pasur mamanë dhe motrën.
Në krah kisha një futbollist me goxha emër, nuk kam kompleks ta përmend me emër, Agustin Kola, ishte gjatë gjithë kohës jashtë ambientit familjar.
Unë kisha zgjedhur në atë moment të jetës të investohesha për familjen, ndërsa pjesa tjetër e familjes të investohej për karrierën se ishte në kulmin e karrierës.
Jam divorcuar kur fëmijët i kisha shumë të vegjël, vajzën 8 vjeçe dhe djalin 10 vjeç. Ja kam dal e vetme, kam rritur dy fëmijë të mrekulleshëm djali 35 vjeç, vajza 32, për mua është arritja më e madhe e jetës.
Ndjehem shumë e lumtur kur bashkëpunëtorët e dy fëmijëve të mi më flasin me superlativa, përveç kësaj kënaqësie, kur bëhesh dhe gjyshe është dhe kënaqësi tjetër.
Kam një nip 2 vjeç e gjysmë nga vajza. Por me shumë sakrifica e gjej kohën.
0 Comments: