MC Networking

Kurthi i tregut/KESH nuk ka ku çon energjinë, hap kaskadën e Drinit dhe vazhdon importin e energjisë

Nga Klodian Tomorri 

Të dhënat zyrtare nga Korporata Elekteonergjetike Shqiptare tregojnë se aktualisht KESH po derdh 1300 metër kub ujë në sekondë nga hidrocentrali i Vaut të Dejës në pamundësi për të prodhuar maksimalisht.

Sistemi energjetik shqiptar është kapur në kurth nga modeli i tregut. Aktualisht KESH ka detyrim për të blerë të gjithë prodhimin e hidrocentraleve private. Por meqë prodhimi i hec-eve private është rritur në maksimum për shkak të reshjeve të dendura gjatë ditëve të fundit, KESH është e detyruar të mos prodhojë maksimalisht nga kaskada e Drinit duke u detyruar të shkarkojë ujin.

Burime nga KESH bëjnë të ditur se për të shmangur derdhjen e ujit u tentua të depozitohej energji në Kosove. Por sipas tyre, Kosova nuk pranoi të fikte termocentralet e saj, pasi kjo i shkaktonte humbje. Në pamundësi për të depozituar energji në Kosovë, një ditë më parë Korporata doli në treg, ku shiti 15 mijë megavat energji me çmim meastar rreth 200 euro/Megawat.

Por prurjet në hidrocentralin e Komanit dhe Vaut të Dejës janë rreth 2 mijë metër kub ujë në sekondë, ndërkohë që të dy hidrocentralet tashmë punojne vetëm me gjysmën e kapacitetit sepse KESH nuk ka ku ta çojë energjinë. Ndërkohë që sot, në të njëjtën kohë Korporata importon energji për shkak të kontratave të lidhura në fillim të javës.

Një model tregu dhe një menaxhim kaotik, me një rezultat absurd. Vendi importon energji nga jashtë me çmime të kripura dhe në të njëjtën kohë derdh miliona euro në det përmes shkarkimit të ujit. Pikërisht në kulmin e krizës më të rëndë energjetike të vendit, kur qeveria kërcënoi qytetarët me 5 fishim të çmimit.

  • Comments

3 Comments:

  1. Default User Picture
    Vezhgues (not verified)Nov 20, 2022 10:55 AM

    Tani jane bere eksperte te gjithe. Por le ti marrim me rradhe. Situata e rreshjeve para dites se djeshme ka qene e keqe. Viti konsiderohet mesatar. Viti qe do hyjme ose do jete edhe me i keq ose me i mire se 2022, varet nga shenjat ne dhjetor. Konkretisht sot shiu po bie si i cmemdur vetem ne basenin e Vaut te Dejes qe nuk ka kapacitet dhe aq te madh dhe sado te shkarkoje me prodhim nuk arrin te mbaje nivelin kundrejt rezikut te kalimit ne koutat e permbytjes prandaj shkarkon me porta te hapura. Te vjen keq per permbytjet por ky eshte problem eshte i pashmangshem. Duhet qe te gjithe shtratet e Drinit dhe Bunes duhet te mbahen te thelluar aq me teper qe edhe liqeni i Shkodres ngre nivelin duke penguar Drinin te transportoje uje.s Nese ky shi do te binte ne zonen e Kukes, Kosove do ishte fat sepse kjo do arrihej te konservohej. Deri pardje liqeni i Fierzes ishte ne kuota minimale dhe Kesh po e ruante si ujet e paket duke prodhuar. Nderkohe asnje skishte aq uje sa te mbante konsumin e vendit vecse nga importi. Modeli i tregut eshte imponuar nga EU nepermjet Sekretarjatit te Energjise. AL -KS bejne pjese ne nje treg binjak.Pra dhe vec e vec por dhe bashke kundrejt tregjeve Serbe, Greke etj. Nga rritja e cmimeve shtete te ndryshme ashtu si Kosova, kane aktivizuar termocentralet kane inerci ne aktivizim qe ndikon ne prodhim dhe per pasoje ne absorbim nga konsumi. Modeli i tregut ka vendosur tregetare qofte dhe nderkombetare qe nuk jane te predispozuar kur kane ngjarje te tilla me rreshje ne menyre qe te ndryshojne nominimet ne skedulet e burses. Gjithesesi natyra fizike e energjise eshte e tille qe nese nje shtet prodhon shume, tensioni apo presioni (per ta shpeguar si fenomeni hidraulik) do te shtynte drejt eksportit ne varesi te kapaciteteve te interkonjeksionit qe duhet ta mundesojne fizikisht. Pjesa tjeter eshte ane ekonomike. Kjo energji e prodhuar ne emergjence mund te shitet ne tregje ne kohe reale ne bursa me cmime te lira, madje dhe me shume se sa Oshee ua blen centraleve te vegjel, pa kontributin e te cileve edhe ai pak uje qe kish ngelur ne Fierze nuk do ishte fare. Prandaj mos dizinformoni. Rastesia atmosferike mos ngatrohet me aspekte te tjera.

  2. Default User Picture
    Edmond Prenci (not verified)Nov 20, 2022 10:55 AM

    Domethene shteti po te doj energjin qe nuk ka ku e shet dhe po hedh ne det mund tu a jap qytetareve me nje cmim shum m te lir por nuk don shteti , pse ? Per arsye se nuk kan fitim ? Nuk e di sa e vertet esht ky informacion por Esht per te ardhur keq

  3. Default User Picture
    Dhimitri Theodhori (not verified)Nov 20, 2022 10:55 AM

    A DO TË SHKOJË NDONJË PUSHTETAR NË BURG ?! KURR VENDI DREJTOHET NGA ANALFABETË TË KORUPTUAR, KJO QË NDODH ËSHTË IÇ, ASGJË....

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top