MC Networking

Fëmijët në situatë rruge/ 15-vjeçari: E kaloj natën jashtë, dua të shkoj në shkollë (VIDEO)

MCN Live solli këtë mëngjes historinë e një 15-vjeçari, i quajtur Flori, i cili i braktisur nga prindërit e tij që kanë emigruar në Gjermani është i detyruar të jetojë i vetëm në rrugë.

Ai deklaroi se jeton në rrugë duke lypur në mënyrë që të sigurojë bukën e gojës, ndërsa shtoi se do dëshironte që të strehohej në një nga qendrat e qytetit që kujdesen për fëmijët e braktisur në rrugë dhe do të shkonte në shkollë.

Prindërit i kam në Gjermani dhe jetoj në rrugë vetëm. Gjatë ditës lyp në rrugë për të siguruar bukën. Askush nuk interesohet për mua, edhe pse koha është ftohur jam i detyruar që të fle jashtë në të ftohtë, fle aty ku mundem, ku gjej një vend. Dëshiroj shumë që të strehohem në një nga qendrat që kujdesen për fëmijët e rrugës dhe të shkoj në shkollë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top