MC Networking

Komisioni/ Logu: Të zhbëhen ndryshimet e njëanshme kushtetuese, opozita do të diskutojë sistemin zgjedhor

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Marash Logu, nisjen e punës së Komisionit për Reformën Zgjedhore, e cilëson si me rëndësi që palët politike të futen duke mos besuar se sistemi favorizon njërën palë apo palën tjetër.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se një nga dëmet më të mëdha që iu bë opozitës ishte heqja e koalicioneve zgjedhore, që siç tha ai i hoqi opozitës së paku 5 mandate deputetësh.

Ajo që do kërkojmë nëpërmjet Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore, është të zhbëhen ndryshimet e njëanshme kushtetuese. Ka pasur vonesë në konstituimin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ka disa pika ku opozita bie dakord, së pari që zgjedhjet e 25 prillit kanë qenë të shoqëruara me shkelje shumë të rënda ligjore që deformuan vullnetin e zgjedhësve.

Ka nevojë për të adresuar të gjitha problematikat që shoqëruan 25 prillin. PD është përpjekur që pavarësisht debatit të brendshëm përfaqësuesit e PD të kenë përfaqësues të gjitha palët, në komision përfaqësohet LSI, PDIU.

Së paku ky komison do i shërbejë të gjithë opozitës, për të adresuar të gjitha shqetësimet, për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Palët mund të kenë kundërshtime, por duhet të biem dakord për gjetjet e institucioneve ndërkombëtare si OSBE-ODHIR, DASH dhe Parlamenti Europian. Problem mbetet shit-blerja e votës.

Tashmë duhet të shohim mundësinë jo vetëm për të pasur ndërhyrje në Kodin Penal, por në atë raste ku në një zonë zgjedhore evidentohet së paku një rast i shit-blerjes së votës, të shihet mundësia për pavlefshmërinë e zgjedhjeve.

Duhen masat e nevojshme në Kodin Zgjedhor dhe Penal, kur qeveria apo pushteti i vë të gjitha asetet në dispozicion të partisë.

Është e pamundur të mundësohet rrotacioni nëse shteti përdor të gjitha fondet që ka në dispozicion, në shërbim të partisë në pushtet. Fenomen gjithnjë e më problematik është çështja e patronazhistëve apo vjedhjes së të dhënave personale.

Sa i takon votës së emigrantëve, Logu cilësoi si aspekt shumë të rëndësishëm dhe që duhet të marrë rregullim në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, është që çdo emigrant duhet të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e votës.

Sipas tij, mundësimi i votës së emigrantëve është detyrë e KQZ që të veprojë me të gjitha teknikalitetet, pasi mekanizmat ligjor janë, parlamenti bën ligjet, më pas u takon institucioneve që të zbatojnë ligjet.

Logu tha se është mirë që KQZ të sqarojë se ku qëndron vështirësia për mundësimin e votës së emigrantëve, teksa është rënë dakord që t’iu mundësohet në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Ai nënvizoi si domosdoshmëri identifikimin, votimin dhe numërimin elektronik.

Logu tha se kushdo ka qenë i suprizuar se si në zgjedhjet e kaluara ish-Kryeministri Pandeli Majko nuk fitoi mandatin e deputetit dhe djali i një ish-depeteti fitoi dhe ky duhet të jetë objekt i hetimit.

Sipas tij, tjetër aspekt i rëndësishëm është përfaqësimi i votës, ku shtoi se në 25 prill dolën dy fenomene shumë të çuditshme se si LSI mori 110 mijë vota në zgjedhje, ndërkohë që mori 4 mandate dhe PSD mori 34 mijë vota dhe mori 3 mandate.

Çështja e sistemit zgjedhor është një nga çështjet që do të diskutohet nga opozita, e cila e vuajti vetë këtë sistem në kurriz. Për asnjë demokrat nuk ka qenë e dëshiruar gjendja ku ndodhet PD.

Shpresoj si reforma zgjedhore dhe ajo territoriale të përkthehen në një moment bashkimi të një vullneti të mirë, që nëpërmjet këtyre ndryshimeve që do bëhen të përmirësohet jeta e qytetarëve.

Ky është qëllimi i gjithë spektrit opozitar, pavarësisht mendimeve ndryshe.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top