Procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, ndërkohë që kandidati i LSI-së në Tiranë Aldi Fusha duke folur për rezultatin e partisë që ai përfaqëson akuzoi se mafia kombëtare dhe ndërkombëtare ka ndërhyrë fuqishëm në këto zgjedhje.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë për MCN TV tha se të gjitha mekanizmat janë munduar të prishin procesin e numërimit për të favorizuar PS.
“Ne jemi në një fazë drejt fundit, po shikojmë çdo votë për rezultatin nuk mund të flasim deri në fund të procesit. LSI deri tani ka marrë 1400 vota nuk është rezultati që prisnim por mafia kombëtare dhe ndërkombëtare janë futur fuqishëm në këto zgjedhje dhe do të përgjigjen për këtë. Pati një qëllim në fillim të procesit për të hapur kutitë për të favorizuar PS. Të gjitha mekanizmat janë munduar të prishin këtë proces por do të presim fundin për të qenë më të qartë në lidhje me këtë proces”, tha Fusha.
0 Comments: