Qeveria shqiptare ka miratuar në Fletoren Zyrtare marrëveshjen me palën italiane për njohjen e lejeve të drejtimit të automjeteve mes dy vendeve fqinje.
Pakti u nënshkrua në 18 mars ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë “Mbi njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit me qëllim konvertimi”.
Kësisoj, të gjithë shtetasit shqiptarë që kanë marrë një leje drejtimi në Shqipëri do të kryejnë konvertimin pa patur nevojë për prova teorike dhe praktike.
Marrëveshja është në fuqi për pesë vite, ndërsa më pas palët do të rikthehen për rinovim.
0 Comments: